Krye

Prifti: Vdekshmëria nga COVID-19 do jetë pak më e lartë se gripi

               Publikuar në : 13:53 - 18/03/20 liberale

Dekani i Fakultetit të Shkencave Mjeksore Teknike në UET Prof Dr. Pirro Prifit, jep përgjigje mbi disa pyetje që shqetsojnë sot të gjithë njerëzit që tashmë janë të vetkarantinuar edhe si pasoj e vendimeve të fundit të qeverisë në lidhje me pandeminë e Corona virus, ku tashmë ka pushtuar të gjithë botën jo vetëm Shqipërinë, tregon se rreziku i vertetë i kësaj Pandemie është pamundësia për tju përgjigjur në kohë këtij infeksioni të rrezikshëm për arsye, sepse është një infeksion i ngjashëm me SARS dhe Mers nga afërsisë strukturore të këtyre retroviruseve, por gjithashtu se virusi i ri COVID-19 ka edhe disa vecori të reja strukturore në ARN-në etj, dhe për këtë arsye është vështirë që të përgatitët sa më parë vaksina e cila kërkon disa muaj deri në 1 vit.

Gjithashtu sipas Dekanit të Mjeksisë në UET, shkaku i komplikacioneve dhe vdekjeve nga këto komplikacione të COVID-19 janë sëmundjet shoqëruese që kanë këto mosha sidomos ata persona të moshuar që vuajnë nga Diabeti, Hipertensioni, sëmundje kardiovaskulare kronike dhe sëmundje pulmonare si SPOK (Sëmundje pulmonare Obstruktive Kronike), dhe Astma.

Në mes të pandemisë së shkaktuar nga Covid-19, bota po përballet me humbje jetësh, por edhe me frikë e panik përballë së panjohurës, ndërsa nga komuniteti shkencor nuk ka ende një vaksinë. Ju si mjekë si e shihni shpërthimin e kësaj pandemie dhe cili është rreziku i vërtetë që u kanoset njerëzve? 

Pandemia e COVID-19 ka prekur me shume se 100 vende dhe tani pas Kinës është Europa e cila po bëhet vatra kryesore e Pandemise. Deri me 13 Mars në Kinë ishin prekur 142.823 njerez dhe të vdekur 3180. Në 129 vëndet e tjera përvec Kinës përhapja e retrovirusit është 51.767 raste dhe vdekje 3910, Pra në të gjithë botën ishin deri me 13 Mars 7,100 vdekje. Ndërsa në Kinë kurba ka rënie pas tre muajsh nga konstatimi në dhjetor të vitit 2019 të infeksionit të parë në Ëuhan, province Hubey ne Kinë, rastet e infkesionit nga përhapja e retrovirusit COVID-19 në Europë sidomos në vëndet e BE, pr edhe në lindje janë në rritje të shpejtë dhe mendohet se gjendja do të përkeqësohet në javët e ardhsme. Një Pandemi e tillë mund të vonojë rreth 3 muaj ndoshta dhe më tepër, duke patur parasysh jetëgjatësinë e Epidemisë në Kinë.

Rreziku i vërtetë i kësaj Pandemie është pamundësia për tju përgjigjur në kohë këtij infeksioni të rrezikshëm për dy arësye: sepse është një infeksion i ngjashëm me SARS dhe Mers nga afërsisë strukturore të këtyre retroviruseve, por se virusi i ri COVID-19 ka edhe disa veçori të reja strukturore në ARN-në etj, dhe për këtë arsye është vështirë që të përgatitët sa më parë vaksina e cila kërkon disa muaj që të përgatitët, së dyti, masat parandaluese kërkjonë pak kohë për të përgatitur dhe për këtë arsye kjo periudhe kohore nga shpërthimi i tij deri në marrjen e masave është periudha kur virusi dominon dhe përhapet në popullatë. Vdekshmëria nga momenti i infektimit deri në vdekje është nga 2-8 javë.

Ajo që dihet deri më tani është se virusi korona godet më egër moshat e treta dhe ata me sëmundje të tjera. Po pjesa tjetër e shoqërisë, për të cilën thuhet se e kalojnë pa pasoja apo edhe pa simptoma, çfarë efektesh mund të kenë në terma afatgjatë?

Nga eksperienca në Kinë dhe kryesisht në Itali është vënë re se mbi 80% e rasteve kalojnë lehtë dhe vetëm 20% e të infektuarvve kanë problem. Interesant është fakti se mosha pediatrike nuk ka asnje vdekje dhe asnje simptomë, por mund të mbeten bartës, Moshat pediatrike kanë një imunitet aktiv faktik. Problem mbeten moshat e treta sidomos moshat mbi 70 vjeç, ku vdekshmëria mbetet e lartë rreth 14% sipas raporteve të huaja. Shkaku i komplikacioneve dhe vdekjeve nga këto komplikacione të COVID-19 janë sëmundjet shoqëruese që kanë këto mosha sidomos ata persona të moshuar që vuajnë nga Diabeti, Hipertensioni, sëmundje kardiovaskulare kronike dhe sëmundje pulmonare si SPOK (Sëmundje pulmonare Obstruktive Kronike), dhe Astma. Në përgjithësi vuajnë komplikacione vdekje prurëse nga infektimi me COVID-19, edhe personat që janë me imnitet të ulur si ata që vuajnë nga mosushqyerja, ata që vuajnë nga HIV-AIDS, Cancerozët. Pra në 100 persona që kanë komplikacione nga COVID-19 DHE GJËNDEN NË SPITAL DO TË VDESIN për shkak të komplikacioneve Pulmonare njeri nga më të rrezikshmit është komplikacioni ARDS (Acute Respiratory Distress Syndrome).

Mendoni se masat e distancimit social apo ato të higjienës bazike si larja e duarve, përdorimi i xhelit higjenizues, maskave apo dorezave janë të mjaftueshme për të mos u infektuar? Ndërkohë kancelarja gjermane foli për një projeksion me afro 70% përqind të gjermanëve të prekur, ndërsa kryeministri anglez i përgatiti shtetasit e tij për të humbur të dashurit…A njeh mjekësia apo komuniteti shkencor metoda të tjera për t’u përballur me viruse të këtij lloji? 

Masat që ka marrë shteti shqiptar janë masa drastike të cilat kanë ardhur duke u ashpërsuar gradualisht. Mundtë ishin marrë më parë, por në fakt nuk mund të merreshin më parë sipas mendimit nëse nuk do të kishte asnjë rast në Shqipëri. Që nga momenti që u konstatua rasti i parë dhe deri më sot masat janë marrë bazuar në Rekomandimet e BE.

Në nga eksperienca e vëndeve të botës që janë infektuar nga retrovisrusi COVID-19 janë tre lloj masash:
Masat e kufizimit masiv të levizjeve dhe të kontakteve të njerzve duke vendosur shtetrrethim, ndërprerjenmasive të punës në zonat e kuqe, ndërprerjen bllokimin e kufijve tokësore detare dhe ajrorë, ashtu si ndodhi ne Kinë të shoqëruara me karantinë të detyruar, vetë-izolim, me higjenë personale të rritur, mbajtje maske, larje duarsh, pastrim të sipërfaqeve në shtëpi, heqje të rrobave pas ardhjes në shtëpi dhe nxjerrrja e tyre në ballkon ose jashtë për tu ajrosur dhe për tu vrarë mikrobet nga rrezatimi diellor, disinfektimi i trotuarve përpara shkollave, dyqaneve, mjediseve ku grumbullohen njerëz, rrugëve ku kalojnë këmbësore. Këtë variant bëri Kina. Masat për bërjen testimit masiv rë popullatës për të zbuluar se kush ka COVID-19 të shoqëruar me vetzolim 14 ditor për të konstatuarit me infeksion, dhe higjenë personale të shtuar. Kjo u bë nga Koreja e Jugut dhe do të ishte varianti më i mirë pa ndërprerje të punës dhe të bllokimit të kufijve.
Masa ekstrem sic thuhet për Korenë e Veriut ku të dyshuarit më COVID-19 vriten. Ashtu si çdo infeksion viral stinor edhe infeksioni me COVOD mund të prekë mbi 50% të Popullatës por Mortaliteti sipas të dhënave do të jetë rrth 4% në raport me të prekurit në total, pak më i lartë se mortaliteti i gripit të zakonshëm që është rreth 2%.

A rrezikojmë me larjen e shpeshtë apo higjenizimin e duarve të vrasim edhe “bakteret e mira” që bashkëjetojnë me njeriun? A është forcimi i imunitetit një tjetër mënyrë për t’u mbrojtur nga virusi? Po trajtimi me suplemente vitaminash, ndihmon në luftimin e covid-19?

Larja e shpeshtë e duarve me ujë dhe sapun nuk shakton asnjë problem, kurse shpëlarja me solucione dhe xhele alkolike janë të mira por jo aq sa larja me uje e sapun. Ndoshta dushi është i mirë por jo shpesh sepse largon një pjesë të lubrifikantit të lëkurës i cili mbron lëkurën nga infeksionet e zakonshme. Bakteret të quajtura saprofite është e vërtetë që bashkëjetojnë në lëkurën dhe mukozat e njeriut, por ato sillen si `armiq` në rast se individi sëmuret, prandaj është e dobishme që të lahen duart shpesh dhe të zbatohen rekomandimet e OBSH. Vitaminat si vitamin C dhe Vitamina D të shoqëruara me mikroelementin zink, e rrisin imunitetin e organizmit dhe janë të domosdoshme të merren në këtë periudhe pranverore dhe në këtë periudhe të rrezikut të infeksionit nga COVID-19 në mënyrë që edhe nëse prekemi , infeksioni nga retrovirusi të kalojë sa më lehtë. Forcimi i imunitetit është i domosdosdoshëm në se shoqërohet edhe me ushqimin me proteina dhe sidomos perime dhe fruta që kanë vitamin C- portokall, limona.

Sa i përgatitur është sistemi imunitar për t’u përballur me një virus të panjohur?

Sistemi ynë imunitar nuk është i përgatitur për këtë lloj infeksioni, prandaj infeksioni me retrovirusin COVID-19, sepse nuk kam antikorpe (antitrupa) kundër retrovirusit. Për këtë qëllim duhet vaksina e cila pasi injektohet krijon antitrupa tek njeriu dhe kështu njeriu nuk sëmuret nga ky retrovirus. Në këtë rast organizmin e ruan sistemi i shëndetshëm imunitar i individit i cili ka antitrupa të tjerë por që mund të krijojë Antitrupa kundër COVID-19 disa ditë menjeherë pas infektimit. Personat që kanë sëmundje shoqëruese kronike dhe që ulin imunitetin e organizmit në shumë raste nuk arrijnë ta përballojnë sulmin viral dhe pësojnë komplikacione.

Sidoqoftë ka medikamente anti virale si medikamenti remdesivir i dhënë i/v i cili ka dhënë rezultate edhe kundër virusit të Ebola-s, është një zhvillim premtues. Po kështu medikamentet që frenojnë receptorët enziminë iL-6 si medikamenti tocilizumab (Actemra(, kanë efekte të pjesëshme. Për rastet e rënda ka dhënë efekt të mirë dhënia i/v e sasive të mëdha të vitaminës C deri në 24 gr ( 2x 12gr i/v) për të mjekuar komplikacionin vdekjeprurës ARDS/ Në përgjithësi për rastet e lehta dhe të moderuara bëhet mjekim simptomatik.

Që të krijohet imunitet ndaj një virusi thuhet se duhet të infektohen 50% e popullatës. Si përkthehet kjo në termat e vdekshmërisë?

Pyetje e vështirë, infektimi 50%-70% i popullatës infektim i cili mund të jetë pa simptoma, ose me simptoma të lehtë dhe të rënda, mund të shkaktojë një imunitet të popullatës në rast se ky infeksion përsëritet më vonë dhe është i përhershëm. Problemi qëndron nëse ky retrovirus do të qëndrojë i pamodifikuar, sepse nëse do të modifikohet ashtu sic ndodh me Gripin dhe infeksionet virale stinore, atëhere do të duhet një vaksinim masiv i popullatës për të parandaluar fatkeqësinë. Në disa raste do të duhet të ribëhet një vaksinë e re nëse del virus i ri. Ky është problemi, sepse një vaksinë e re do të kërkoj muaj kohë për tu përgatitur sepse në këto muaj kohë kërkohet edhe bërja në praktike e vaksinës për të përcaktuar efektivitetin e saj.

Ka informacione që të mos përdoret ibuprofen apo kortizonikë? Përse?

Mjekimi më i mirë simptomatik për uljen e temperaturës dhe lehtësimin e dhimbjeve janë Paracetamoli (Daleron) dhe Naproxeni. Përsa i përket ibuprofen të dhënat janë pak kontradiktore, sipas iSHP dhe MSH dhe mjekëve italiane ibuprofeni mund të përdoret pa problem, pork a të dhëna se ibuprofeni nxit receptoret e iL-6 kështu që thuhet të mos përdoret. Sa për kortizonikët ata janë të kundër/indikuar në sëmundjet virale,pra nuk përdoren.

Sa ndryshon Covid-19 nga Sars, Mers, gripi i derrave apo viruse të tjerë? Çfarë e bën më agresiv? Sa rezistent është ndaj trajtimeve që janë përdorur në rastin e Sars apo Ebolas, përshembull? 

SARS do të thotë: Severe Acute Respiratory Syndrom, ndërsa MERS do të thotë: Middle East respiratory syndrome coronavirus (MERS-CoV). Pra janë të ngjashëm nga ana strukturore sepse janë: Retroviruse pra kanë ARN dhe jo ADN si viruset, kanë simpotmatologji të ngjashmë, mendohet se vijnë nga infektimi i kafshëve sidomos derrave, lopëve, kurse COVID-19 mund të ketë bartës lakuriqët e natës, pra të gjithë këta që mund të gatuhen sidomos në Azi. Gjithashtu ngjashmëria është edhe në Rdiologji në grafitë apo scanner CT në të cilat imazheria e pulmoneve në të tre këto patologji janë shpësh të ngjashme dhe më shpesh unilaterale.

SARS u identifikua në 2003 dhe infektoi 8422 pacientë dhe vrau 916 njerëz. MERS u identifikua në 2012 infektoi 2492 pacientë dhe vrau 858 njerëz rastet e reja të MERS vazhdojnë të rriten , dhe ato më të fundit janë të dhjetorit 2019.

Të tre infeksionet nga Retroviruset kanë ngjashmëri dhe prekin kryesisht Pulmonet?

SARS prek të gjithë pulmonet brënda 12 ditëve, MERS përfshin gjithashtu të gjithë pulmonet dhe jep edhe pleurit dhe pneumotorax, COVID-19 prek pulmonet shkakton ARDS dhe shkakton konsolidim me opacitete te ngjashme me xhamin kur shihen ne Ro-grafi. Për shkak të ngjashmërisë së simptomëve dhe atyre Radiologjik eksperienca e fituar nga mjekimi i MERS dhe SARS na ndihmon në trajtimin e rasteve të COVID-19.

Ekzistojnë teori se forca e virusit do të vijë duke rënë me ngritjen e temperaturave, ndërsa të tjera që thonë se virusi do të qëndrojë për 12 muaj dhe do të prekë 80% të popullsisë botërore. Cila është më pranë së vërtetës? A ka një pik dhe një zbehje ky virus?

Nisur edhe nga rasti i Kinës, si shembull. Nuk ka të dhëna të besueshme se virusi mund të qëndrojë për 12 muaj për vetë faktin se as kinezët nuk e dinë sepse epidemia ka vetëm 3 muaj që ka filluar. Epidemitë nga eksperienca në përgjithësi kanë fillimin akut arrijnë kulmin brënda disa javëve të para dhe qëndrojnë maximum 3-5 muaj. Ka të dhëna se virusi mund të vritet nga temperaturat e ngritura por me e sakta është se virusi vritet nga rrezet e dielit nga rrezet ultraviolet të rrezatimit diellor. Prandaj është mirë që rrobat e veshura të shvishen dhe të neren jashtë në ajeër të pastër ose të lahen . Sapunërat, dhe detergjentët e vrasin virusin. Patrimi i sipërfaqeve është i domosdoshëm me marrjen e masave të tjera si qëndrimi në largësi mbi 1 m me partnerin, të mos jepet dora, të mbahet maskë, sepse virusi përhapet me sperklat e kollës, teshtimave, dhe qëndron në ajër vetëm disa minuta. Pra ka rëndësi dhe koha e qëndrimit me biseduesit: sa më pak qëndrim dhe biseda me biseduesit e dyshuar, aq më mirë.

Virusi mund të qëndrojë deri në disa ditë nga 3-9 ditë tek sipërfaqet metalike dhe në sipërfaqet e tjera, prandaj është mirë që sipërfaqet, dyshemeja të pastrohen. Prekja e popullsisë nga ky virusi i ri mund të shkojë sipas literaturës nga 50%-70% të popullatës me kalimin e muajve.

Nëse jemi përballë një skenari të tillë sa efekt ka karantina? Sa kanë zgjatur në kohë izolimet prej pandemive apo epidemive? 

Për vëndet si Shqipëria , që janë vënde pa një ekonomi të fortë dhe pa një Higjenë të mirë është e domosdoshme karantinizimi dhe vetë izolimi për 14 ditë, si dhe bërja e testeve për zbulimin e COVID-19. Tek në bërja e testeve të tipit:
transcriptase-polymerase chain reaction (RT-PCR)
iGM/IGG rapid test per covid-19.

Zakonisht vetë-izolimi dhe karantina duhet të jetë 14 ditë por mund të shkojë edhe më gjatë deri në 21 ditë. Pacientët pasi dalin nga izolimi dhe nuk kanë shënja quhen të shëruar. Pacientët që janë shtruar në spital mund të rrinë me gjatë deri në 8 jave dhe kur dalin mund të mos jenë bartës. Ka raste asimptomatike por që pacienti mundtë jetë bartës, prandaj është e domosdoshme që të bëhet testimi për cdo person të dyshuar.

Ka patur shumë Pandemi ndër vite e shekuj në botë dhe gjithsej numurohen 21 Pandemi botërore që nga viti 165 e.r e deri në 2020 sipas tabelës së meposhtëme. Pandemitë që kanë shkaktuar me shumë vdekje kanë qënë ajo e `vdekjes se zeze` ose Murtaja nga viti 1347-1351 ku vdiqën rreth 200 milione njerëz. Mbi këtë rast është bërë nga Shekspiri Tagjedia Romeo dhe Zhuljeta. Murtaja e tretë ne Kinë dhe indi ku vdiqën 12 milionë njerëz në vitet 1880. Virusi i gripit në Spanje në 1918 (H1N1 ose Gripi i derrit) i cili vrau rreth 50 milionë njerëz.

Pas shpërthimit të Sars, që u shpall nga OBSh pandemi më 2003-shin, çfarë masash ka marrë Organizata Botërore e Shëndetit apo edhe komunitetet shkencore në botë përballë rreziqeve të pandemive? A ishte bota aq e papërgatitur për një pandemi, ku shpërthimet e viruseve si H1N1 apo Ebola janë regjistruar vitet e fundit? 

Pandemia SARS (severe acute respiratory syndrome) u shkaktua nga retrovirusi coronavirus SARS-CoV është një sëmundje virale respiratore zoonotike. Filloi midis nentor 2002 dhe korrik 2003 në Kinën Jugore dhe shkaktoi 8.098 të infektuar dhe 774 vdekje të raportuara në 17 vënde me 9.6% vdekje kryesisht në Kinë dhe HongKong. Ky virus u gjet në provincën Junan tek civetet (tip macesh me bisht të gjatë)dhe disa lakuriqve të natës në formë patkoi që jetonin në shpella. Periudha e inkubacioni ishte e përafërt me atë të COVID-19 4/5 maximumi deri në 14 ditë. OBSH dha rekomandime identike si këto të sotmet për të parandaluar Sëmundjen: larje të shpeshta të duarve me ujë dhe sapun, disinfektimi i sipërfaeve për të larguar vatrat e infektuara, dhe pastrimi i veshjeve, enëve., shmangia e kontakteve me likidet trupore, shtretërve, largimi i fëmijëve të sëmurë nga shkolla, masat higjenie personale, vetë-izolimi. dhe karantinimi. Disa pacientë edhe pas shërimit kanë akoma problem kronike pulmonare. Edhe tek kjo sëmundje infective shumë e ngjashme më COVID-19 shkaktonte vdkeje tek moshat e treat deri në 55% të rasteve kurse tek te rinjte mortaliteti ishte 0.1%. Nuk është prodhuar akoma vaksinë edhe ëpër SARS akoma.

Ndërsa Gripi i derrit i tipit A/H1N1 ( si dhe nëntipe të tij si H1N2, H1N3), është një nëntip i virusit të gripit A që u quajt dhe gripi i derrit (SIV – sëinë influenza virus), i cili shkaktoi Pandemi sipas OBSH në vitet 2009-2010. Shkaktoi 18500 vdekje të konfirmuara me laborator por në total në gusht të vitit 2010 u vlerësuan 151.700 vdekje në total.Simptomat ishin identike me ato të grupit dhe shënjat klinike të gripit paraqiteshin brënda 4 ditëve dhe virusi përhapej nga derrat e infektuar tek ata të painfektuar dhe tek njerzit që punonin me to.

Ka shumë nga ata që i frikësohen epidemive të ardhshme. Nisur nga historia e pandemive apo edhe statistikisht sa shpesh përsëriten shpërthime të këtij lloji?

Për shkak të lëvizjes së shtuar të njerzvë, për shkak të rritjes së popullatës e cila sot është 7.5 miliard banorë, për shkak të rrijtes së trafikut ajror detar tokësor, për shkak të globalizmit, për shkak të rritjes së volumeve tregëtare, ritmi i pandemive ka ë ngjarë të ndodhë cdo 4-5 vjet. Frika është normale por kujdesi duhet të jetë maximal për të shmangur infeksionet virale. Sepse dihet që infeksionet virale mjekohen në mënyrë simptomatike për arësye se mjekimi i vërtetë është vaksinimi dhe vaksinat për viruse të tillë duan kohë që të prodhohen.

A bëhet izolimi për të shmangur fazën e fundme të spitalizimit?

Sipas OBSH, zakonisht shtrimi në spital bëhet vetëm kur fillojnë simptomat e vështirësisë respiratore por në përgjithësi ndiqet procesi i vetë izolimit dhe/ose i karantinës në rast se ka një numur të madh njerëzish që dyshohen se janë të infektuar. Masat që ka marrë shteti janë të domosdoshme për të minimizuar përhapjen e infeksionit në popullatë dhe këto masa mund të jenë jetë-shpëtuese nëse zbatohen nga popullata nëpërmjet vetë-izolimit, higjëns personale, disinfektimit.

Nëse nuk do respektoheshin masat e vetëkarantinës, cfarë skenari do t’i priste spitalet?

Skenari do të ishte apokaliptik për Shqipërinë. Shpresojmë që masat e marra mund ta evitojnë këtë skenar. Në këtë rast do të kishte shumë pacientë të sëmurë që nevojitet kurimi në Spital, sidomos moshat e treat. Dihet që në Shqipëri ashtu si dhe në itali mosha e tretë ka një numur të madh tek në janë rreth 560.000 banorë të moshës së tretë. Në se do të infektoheshin për shkak të mos zbatimit të masave parandaluese, afërsisht rreth 4000-5000 njerëz do të kërkonin shtrim në spital dhe nga këta rreth 2000-3000 të sëmurë do të shtroheshin në reanimacion dhe do të kërkonin respiratorë mekanike. Një lajm i mirë është se Ministria e Financave i ka dalë përpara këtij problem dhe ka porositur rreth 3.800 respiratorë (të paktën kështu u dha lajmi). Për këtë arësye duhet që qeveria të rialokojë një fond të vecantë për të ndihmuar sistemin spitalor. Është gjë e mirë që qeveria do të japë bonuse për mjekët dhe infermjerët sepse ata janë skalioni i parë që punojnë ndihmojnë madje dhe sëmuren. /Gazeta Liberale

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back