Showbiz

Prezantuesja shqiptare shtatzënë për herë të parë: Kam harruar...

Shkruar nga Liberale
Prezantuesja shqiptare shtatzënë për herë të parë:

Prezantuesja e njohur, Xhesi Muçaj do të bëhet nënë për herë të parë. Lajmin e ëmbël e ka dhënë vetë Xhesi me një postim në Instagram ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur teksa pozon krah partnerit të saj, Oen Nallbani.

Xhesi zbulon se do të bëhet nënë e një djali pasi shkruan: "Nxorra çunat e mi për xhiro sot".

Në një tjetër postim prezantuesja zbulon se është 6-muajshe shtatzënë.

"Kam harruar t'ju tregoj jam 6-muajshe shtatzënë", shkruan Xhesi.

Së fundmi Xhesin e pamë në "Love Story", ku intervistonte vajzat konkurrente në prapaskenë.

Xhesi ka prezantuar emisionin "Mes yjesh" në RTV Ora, emisionin "Dy botë" dhe gjithashtu ka marrë pjesë në videoklipin e këngës "DMP" nga Capital T dhe Ledri.

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1184076,1184077,1184078,1184079"]

Liberale Newsroom

A duhen rritur pagat e prokurorëve dhe të gjyqtarëve sipas kërkesës së tyre?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH