Presidenti francez, Emmanuel Macron ka rezuluar pozitiv për Covid-19.
Sipas BBC presidenti ka pasur simptoma dhe pas testit ka rezultuar pozitiv, ndërsa pritet të vetëizolohet.
Kujtojmë se më herët u njoftua se në Francë mund të fillojnë të marrin vaksinën për COVID-19 të zhvilluar nga Pfizer/BioNTech në javën e fundit të dhjetorit nëse autoritetet e Bashkimit Evropian e aprovojnë atë javën e ardhshme, tha të mërkurën kryeministri francez Jean Castex. /Gazeta Liberale