Edhe pse nuk është aktiv në politik, ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu kundërpërgjigjet sulmeve nga ish-kryeministri Sali Berisha. Ditën e sotme ka reaguar me një postim në Twitter, ku thotë se Berisha po shpif, për të hequr vëmendjen. Sipas Bashës, non grata dhe oligarkët e tij janë të zhytur në aferën e Portit të Durrësit, dhe jo vetëm aty.
“Arsyeja pse non grata gënjen dhe shpif publikisht është që të heqë vëmendjen nga ky fakt: ai dhe oligarkët e oborrit të tij janë të zhytur kokë e këmbë në aferën e Portit të Durrësit. Dhe jo vetëm aty”, shkruan Basha.
Arsyeja pse non grata gënjen dhe shpif publikisht është që të heqë vëmendjen nga ky fakt: ai dhe oligarkët e oborrit të tij janë të zhytur kokë e këmbë në aferën e Portit të Durrësit. Dhe jo vetëm aty.?https://t.co/zeIjTB28wz
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) November 24, 2022
Porti i Durrësit është kthyer në një temë të nxehtë të politikës shqiptare, dhe dita e sotme është shoqëruar me akuza dhe diskutime të zgjatura në Kuvend.
Pak ditë më parë në një dalje për mediat Berisha akuzoi Bashën se ka 60% të aksioneve në Portin e Durrësit së bashku me kryeministrin Edi Rama.
Në daljen e tij Berisha iu rikthye termave të vjetër duke e quajtur Bashën ‘Lul Brava’, njëjtë siç e cilësonte pasi Basha e përjashtoi nga Grupi Parlamentar në PD.