Aktualitet

Porositësi i 6 vrasjeve të bujshme, gjykata e Janinës i hap rrugë ekstradimit të Laert Haxhiut

Shkruar nga Liberale
Porositësi i 6 vrasjeve të bujshme, gjykata e Janinës i hap

Laert Haxhiu mund të ekstradohet shume shpejt nga Greqia drejt Shqipërisë.

Burime nga Ministria e Brendshme e cila po ndjek rastet e ekstradimeve te personave me rrezikshmëri te larte dhe korrupsion, bënë me dije se Gjykata e Apelit të Janinës ka dhënë vendim pozitiv për ekstradimin e Haxhiut në vendin tonë.

Por sipas legjislacionit grek, ai ka drejtë të kërkojë shqyrtimin e ekstradimit të tij nga Gjykata e Lartë.

Për ekstradimin e Haxhiut, Gjykata e Shkallës së Dytë të Janinës propozoi pozitivisht. Por Haxhiu ka të drejtë, sipas legjislacionit grek, të kërkojë shqyrtimin e ekstradimit të tij nga Gjykata e Lartë.”

 Theksojmë se Laert Haxhiu u shpall në kërkim nga Prokuroria e Elbasanit, në kuadër të operacionit “Never Forget” pas dëshmisë së bashkëpunëtort të drejtësisë, Artan Tafani, i cili në dëshmitë e tij rrëfeu për 6 vrasje të bujshme, me porosi pikërisht nga Haxhiu. Ai u arrestua në maj të këtij viti nga autoritetet në Greqi, ndërsa ishte shpallur në kërkim për disa ngjarje kriminale.

Falë dëshmisë së Tafanit u zbardhën disa vrasje të kryera nga banda e Laert Haxhiut.  ky i fundit po ashtu kishte planifikuar edhe  eleminimin fizik të prokurores së SPAK, Doloreza Musabelliu.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH