Aktualitet

Policia gjobit 1307 qytetarë gjatë fundjavës

Shkruar nga Liberale
Policia gjobit 1307 qytetarë gjatë fundjavës

Policia njoftoi se gjatë fundjavës janë evidentuar dhe ndëshkuar me gjobë 1307 qytetarë, që nuk kanë zbatuar masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Sipas njoftimit të Policisë, 1303 janë konstatuar duke lëvizur pa maskë, ndërsa 3 qytetraë lëviznin gjatë orarit të ndaluar. Po ashtu, është gjobitur 1 subjekt që ushtronte aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë.

"Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë fundjavës, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 1303 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 13 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, shërbimet e Policisë kanë evidentuar 1 subjekt që ushtronte aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e këtij subjekti është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve në fundjavë janë konstatuar 3 qytetarë që lëviznin në rrugë gjatë orarit të ndaluar të lëvizjes, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili", thuhet në njoftim.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH