Showbiz

Po e vizituat këtë qytet në Itali, me siguri që do e gjeni dashurinë!

Shkruar nga Liberale

Ai është një qyetet arti në Itali, të paktën kështu e konsiderojnë që prej vitit 1989. Qyteti i Grazziano Visconti-t u themelua me urdhër të Duca Don Giuseppe Visconti, djali i regjizorit kinematografik dhe teatral Luchino Visconti në fillim të viteve ‘900.

Ai vendosi ta transformonte qytezën e vjetër në një vend të vogël e plot stil. E ashtu sikurse për çdo vend "magjik" ekziston edhe një legjendë.

Thuhet që në qytet jetonte një vajzë e re me emrin Aloisa që ditët e saj të fundit i kaloi me dhimbjen prej tradhëtisë së të dashurit. Legjenda thotë se që atëherë shpirti i saj u zbeh në atë park duke kërkuar dashurinë dhe xhentilesën që iu mohua.

Mesa duket historia e saj ngjan me atë të Don Giuseppes i cili krijoi edhe një statujë dhe sot Aloisa është mbrojtësja e të dashuruarve që vizitojnë parkun.

Ndërsa tradita e kërkon që të gjithë çiftet që vizitojnë vendin, të sjellin një tufë me lule dhe ta vendosin në këmbët e statujës në park, në këmbim të dashurisë së tyre. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH