Aktualitet

Plagosja e punonjësit të IMT-së, policia zbulon detajet

Shkruar nga Liberale
Plagosja e punonjësit të IMT-së, policia zbulon detajet

Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me ngjarje e rëndë që ndodhi sot në kryeqytet, ku një punonjës i IMT-së u plagos me armë zjarri.

“Plagosi me armë zjarri një punonjës të I.M.T-së, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1 kapin dhe shoqërojnë menjëherë autorin e dyshuar. Policia sekuestron dhe armën e zjarrit pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur gjatë kryerjes së krimit. Më datë 12.08.2022, rreth orës 17:30, në kryqëzimin e rrugës “Todi Shkurti” me rrugën “Kristaq Capo”, shtetasi Q. M., 55 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri, punonjësin e i IMT-së, shtetasin I. G., 52 vjeç, i cili sapo kishte përfunduar ekzekutimin e një vendimi.”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë, 52 vjeçari është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Më tej blutë njoftojnë se, autori është kapur nga shërbimet e Policisë dhe është shoqëruar në komisariat, së bashku me armën e përdorur gjatë kryerjes së krimit, për veprime të mëtejshme. Mësohet se, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH