1

Peshëngritja mban lart Shqipërinë, Veli rrëmben medaljen e parë

               Publikuar në : 14:01 - 05/04/21 liberale

Vendi ynë vazhdon të ketë peshëngritjen si sportin më prestigjioz në vend, pasi peshëngritësit tanë janë në qendër të vëmëndjen në arenën ndërkombëtare. Kampionati Europian që po mbahet në Rusi ka qënë frytdhënës ku Evangjelia Veli ka fituar medaljen e parë duke u renditur e treta në stilin e shkëputjes. Para dy muajsh ajo ksihte njoftuar largimin nga ky sport por u rikthye duke i dhënë Shqipërisë një medalje Bronzi.

Në peshën 54 kg, Veli e nisi me 87 kg duke kaluar me sukses provën e parë, në të dytën tentoi me 89 kg por pa arritur të mbajë shtangën lart.

Në provën e tretë provoi sërish me të njëjtën peshë 89 kg e cila rezultoi një provë e suksesshme që i dha medaljen bronzit. Në stilin e shtytjes kaloi vetëm provën e parë me 105 kg duke dështuar më pas në dy provat e tjera me 108 kg. Kjo është një arritje e madhe për federatën e peshëngritjes kuqezi e cila në këtë europian shpreson të arrije rezultate më të mëdha pasi të martën garon Briken Calja, kampioni në fuqi i Europës. Calaja garon në peshën 73 kg ndërsa të mërkurën zbresin në pedanë, Danjel Godelli dhe Erkand Qerimaj.

Tags: , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back