Globi

Për 1 muaj asnjë rast me COovid, Mali i Zi shpall fundin e pandemisë

Shkruar nga Liberale
Për 1 muaj asnjë rast me COovid, Mali i Zi shpall fundin e

Mali i Zi shpalli ditën e sotme fundin e pandemisë së COVID-19. Ku vendim erdhi me rekomandim të Institutit për Shëndetin Publik.

“Ky është rezultat i përpjekjeve disamujore nga të gjithë”, tha Qeveria malazeze përmes një postimi në Twitter. Ky vendim erdhi për faktin se për 28 ditë me radhë Mali i Zi nuk ka pasur asnjë rast të ri me koronavirus.

Ndërkohë, shefja e Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Mal të Zi, Mina Brajovicc, e vlerësoi si sukses luftën kundër COVID-19.

“Duhet ta kemi në mendje faktin se virusi është ende pranë nesh. Duhet ta kemi parasysh se të dhënat nga sistemi mbikëqyrës i OBSH-së tregojnë se një numër i madh i rasteve të pazbuluara të të infektuarve ekzistojnë akoma. Kjo është arsyeja përse një nga rekomandimet kryesore të OBSH-së për autoritetet, është të vazhdohet në mënyrë agresive dhe energjike me zbulimin, testimin dhe monitorimin e kontakteve”, tha Brajovicc për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë.

Gjatë pandemisë, Mali i Zi ka konfirmuar 324 raste me koronavirus, prej të cilëve nëntë pacientë kanë vdekur.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH