Aktualitet

Peleshi: 8 vatra zjarri aktive, qytetarët të denoncojnë keqbërësit

Shkruar nga Liberale
Peleshi: 8 vatra zjarri aktive, qytetarët të denoncojnë

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka reaguar për situatën e rënduar nga zjarret në vend. Në një postim në mediat sociale, Peleshi shkruan, se në të gjithë vendin janë 8 vatra aktive.

“Aktualisht në vend kemi 8 vatra zjarri aktive, të gjitha strukturat shtetërore të emergjencave civile në zonat përkatëse, po punojnë intensivisht për neutralizimin e tyre. Në zonat ku situata paraqitet më kritike, janë angazhuar mjetet dhe trupat e Forcave të Armatosura, të tilla janë rastet e Karaburunit, Shijakut, Përmetit, Fierit etj. Pjesa tjetër e Forcave të Armatosura është në gatishmëri të plotë për situata të mundshme në orët/ditët në vazhdim”, njofton ministri.

Më tej ai u bën thirrje të gjithë banorëve që të denoncojnë çdo person që tenton të aktivizojë vatra të reja zjarri.

Nga ana tjetër i bëj thirrje komunitetit të jetë i kujdesshëm në zonat ku për shkak të thatësirës paraqitet rrezik i lartë zjarri, gjithashtu i ftoj ata të bashkëpunojnë me strukturat shtetërorë për njoftimin në kohë të situatave apo denoncimin/evidentimin e keqbërësve të qëllimshëm”, mbyll postimin e tij ministri i Mbrojtjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH