Globi

Pas marrëveshjes, BE ul sërish në tryezë Vuçiç me Hotin

Shkruar nga Liberale
Pas marrëveshjes, BE ul sërish në tryezë Vuçiç

Pas takimit në Shtëpinë e Bardhë, Hoti e Vuçiç do të ulen sërish në bisedime, këtë radhë në Bruksel në prani të shefit të diplomacisë evropiane Josep Borrell dhe të dërguarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Në njoftimin për shtyp të Brukselit, theksohet se takimi i nivelit të lartë dhe në nivel ekspertësh, që do të zhvillohet të hënën në orën 10:00, do të trajtojë çështjen e komunitetit jo-shumicë dhe zgjidhjen e kërkesave financiare e pronave të ndërsjella, pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Në diskutim do të jenë edhe çështja e personave të zhdukur dhe të zhvendosur dhe bashkëpunimi ekonomik.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Borrell, do të mbajë një konferencë për shtyp para takimit, ndërsa i dërguari Special i BE-së Lajčák, në fund të bisedimeve.

Jozyrtarisht mësohet se ndërmjetësuesit e dialogut në BE, planifikojnë intensifikimin e takimeve të nivelit të lartë çdo 3 javë, dhe të ekspertëve çdo 10 ditë.

Por lidhur me takimin e Washingtonit, Bashkimi Europian deklaroi se e mirëpret arritjen e marrëveshjes, dhe se i pret palët në Bruksel për të vijuar punën për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH