Këngëtarja shqiptare Elsa Lila po bëhet kryelajmi i mediave shqiptare, disa muaj pas arrestimit të bujshëm në Itali, nën akuzat për përfshirje në një bandë kriminale për trafik droge.
Pas rënies së akuzave dhe shpalljes së pafajësisë, këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, po vjen me shumë surpriza. Më herët, ajo publikoi në Instagram projektin e ri muzikor teksa shkruante: “Duke punuar për një këngë të re”.
Pas ditëve të vështira, miqtë e saj po i qëndrojnë afër. Së fundi, ka qenë Arjan Konomi i cili e ka vizituar në Itali. Vetë këngëtarja i ka publikuar fotot, teksa shkruan: “Sa bukur Roma me @arjankonomi_ “.
Këngëtarja u arrestua në kuadër të një aksioni policor në Itali më 16 mars, si pjesë e një grupi të trafikut të drogës. Operacioni i antidrogës, u zhvillua në jug të Romës, ndërsa u lëshuan urdhër-arreste për 13 persona, shqiptarë dhe italianë, të cilët u akuzuan për trafik droge./Liberale.al
[gallery columns="1" size="full" jnewsslider="true" ids="1289295,1289294,1289293,1289292"]