Kreu i Vatikanit, Papa Françesku ka uruar besimtarët e krishterë. Papa foli me mijëra njerëz gjatë meshës së festës së Krishtlindjes në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan.
“Krishtlindja na kujton se Zoti vazhdon të na dojë të gjithëve, madje edhe më të keqin prej nesh. Për mua, për ju, për secilin prej nesh, ai thotë sot: Unë ju dua dhe do t’ju dua gjithmonë, sepse ju jeni të çmuar në sytë e mi. Zoti nuk ju do sepse ju mendoni dhe veproni në mënyrën e duhur. Ai thjesht ju do. Dashuria e tij është e pakushtëzuar; nuk varet nga ju”, tha 83-vjeçari.
Papa gjithashtu foli rreth abuzimeve klerike dhe skandaleve financiare që kanë prekur Kishën.
“Çfarëdo që të shkojë keq në jetën tonë, çfarëdo që të mos funksionojë në Kishë, pavarësisht problemeve që ka në botë, (kjo) nuk do të shërbejë më si një justifikim”, tha ai./Gazeta Liberale