
Konsulli i përgjithshëm i Rusisë në Egjipt i tha agjencisë shtetërore të lajmeve TASS se autoritetet egjiptiane i kishin konfirmuar vdekjen e shtetasit rus i lindur në vitin 1999. "Viktima nuk ishte një turist, por një banor i përhershëm i Egjiptit", tha konsulli. “Shkuam në plazh për t'u çlodhur. Djali im u sulmua nga një peshkaqen, gjithçka ndodhi në sekonda. Çfarë lloj ndihme mund të jepja? Masakra ndodhi brenda 20 sekondave, vetëm e tërhoqi zvarrë nën ujë”, tha babai i viktimës, Yuri Popov. E dashura e Vladimir Popov kishte arritur të dilte nga uji para sulmit të peshkaqenit, sipas asaj që shtoi babai i 23-vjeçarit. Një dëshmitar i tha stacionit rus REN-TV: “Kjo ndodhi në sekonda. Ekipet e shpëtimit kanë reaguar shumë shpejt. Për disa arsye, menjëherë ndjeva se ishte një peshkaqen. Unë u hodha menjëherë dhe fillova të bërtas: "Peshkaqenë, peshkaqenë! Shpëtoni veten! Askush nuk kishte kuptuar asgjë". Autoritetet thanë se peshkaqeni u kap dhe u dërgua në një laborator "për ekzaminim dhe të gjithë informacionin e kërkuar për të përcaktuar shkaqet e mundshme të sulmit..."./Liberale.alrecent shark shark in egypt pic.twitter.com/xvO0xIGJNn
— clips that go hard (@clipsthatgohard) June 8, 2023