Showbiz

Pamela Anderson martohet me bodyguard-in: Jam aty ku duhet të jem

Shkruar nga Liberale
Pamela Anderson martohet me bodyguard-in: Jam aty ku duhet të jem

Pamela Anderson është martuar me rojen e saj personale, pasi ranë në dashuri gjatë izolimit të koronavirusit, trumbetonin sot mediat.

Ish bukuroshja e serialit Baywatch është martuar për herë të katërt duke u lidhur me Dan Hayhurst, në një ceremoni intime në kopshtin e shtëpisë së saj në ishullin e Vancouver, Ditën e Krishtlindjeve.

Në intervistën e publikuar sot ajo kishte thënë: “Jam tamam aty ku duhet të jem, në krahët e një burri që më do vërtet”.

Bukuroshja shpërndau gjithashtu fotot profesionale të martesës në stil bardhë e zi.

Anderson është me origjinë nga Kanadaja dhe tha se martesa u krye nga pastori vendas, ku çifti bëri betimet tradicionale.

Pamela ka lindur në Ladysmith, një fshat peshkatarësh në British Columbia, në Kanada në vitin 1967.

Ajo është rritur në zonë derisa u ftua nga Playboy për të punaur në Los Angeles.

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1181407,1181403,1181404,1181405,1181406,1181408,1181412,1181411,1181409,1181410,1181402"]

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH