Globi

Palmer: Vuçiç dhe Kurti mund të nënshkruajnë marrëveshje këtë vit

Shkruar nga Liberale
Palmer: Vuçiç dhe Kurti mund të nënshkruajnë

Zv.ndihmës-sekretari i Shtetit, Matthew Palmer mendon se është absolutisht e mundur që presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti të nënshkruajnë një marrëveshje midis Prishtinës e Beogradit këtë vit.

“Mendojë se është absolutisht e mundur. Por kjo me të vërtetë varet nga ata dhe ajo që ne dëshirojmë është t’i inkurajojmë ata që të përfshihen. Si Vuçiç ashtu edhe Kurti kanë mbështetje të fortë politike, janë në pozicion që seriozisht të përfshihen në gjithë procesin, të identifikojnë çështje për të cilat mund të arrihet marrëveshje dhe të ndihmojnë që i gjithë procesi të shkojë përpara”, është shprehur Palmer, shkruan koha.net.

Palmer ka thënë për 'Blic', se ai mendon se Prishtina nuk është e gatshme të negociojë për kufijtë dhe territoret, por se sipas tij ka çështje shumë më produktive për bisedime në këtë moment.

“Këtu janë për shembull personat e zhdukur, është një çështje rreth së cilës palët mund të arrijnë një marrëveshje”, thotë Palmer.

Në një të njëjtën kohë Plamer ka inkurajuar të dy palët të zbatojnë marrëveshjet e Brukselit përfshirë këtu edhe AKS-së.

Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë - Serbi, Miroslav Lajçak dhe zëvendësndihmës sekretari i shtetit amerikan, Matthew Palmer, këtë javë  qëndruan në Kosovë ku u takuan me krerët e shtetit. Pas kësaj vizite Palmer ka shkuar edhe në Serbi, ku është takuar me zyrtarë të shtetit.

Gjatë vizitës së tij në Kosovë, Palmer ka thënë se SHBA-ja e ka qëllim kryesor të dialogut njohjen reciproke dhe hapat në rrugën e anëtarësimit të të dy vendeve në BE. Ka përsëritur se SHBA-ja është partnere e procesit dhe se “vizioni për rajonin është që të avancohet dialogu drejt arritjes së marrëveshjes finale”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH