OSHEE ka njoftuar se nesër datë 3 tetor do të ketë stakime energjie në zona të ndryshme të Tiranës.
Njoftim për abonentët Tiranë
Stakim i datës 3 Tetor
Për shkak të punimeve të planifikuara në kuadër të investimit për rikonstruksionin e kabinave, në datën 3 tetor do të stakohet energjia në disa zona:
Ora 09:00-11:00, rruga e Kavajës, rruga “Kel Kodheli”.
Ora 11:20-15:00, rruga “Kongresi i Lushnjës”, rruga “Ylbere Bylykbashi”.
Ora 13:00- 15:00, rruga “Urani Pano”, prane Veve Center.
Ora 09:00-15:00, rruga e Dibrës, rruga e Barrikadave, rruga “Ibrahim Buzhiqi”, rruga “Dervish Hekali”, rruga “Riza Cerova”, rruga “Idriz Dollaku”, rruga “Shemsi Haka”.
Ora 10:00- 12:00, rruga “Dervish Hatixhe”, rruga “Bardhok Biba”.