Ervis Iljazaj
Është e qartë se opozita shqiptare në këto momente ndodhet në një dilemë për sa i përket strategjisë së saj politike. Nga njëra anë janë ndërkomëbtarët, sidomos Gjermania që i kërkon të jetë bashkëpunuese për të plotësuar kushtet që ajo i ka vendosur Shqipërisë për hapjen e negociatave, dhe nga ana tjetër presioni për të zhvilluar protesta dhe për t’iu rikthyer politikës radikale.
Tashmë jemi në një moment të ri politik, dhe sigurisht që aksioni i opozitës duhet të rikonceptohet nga e para. Jemi në momentin ku debatet për 30 qershorin janë mbyllur, dhe Shqipërisë sapo i është mohuar hapja e negociatave. Një moment i cili ka vënë në pahë të gjitha vështirësitë e qeverisë Rama. Edhe pse duket e fortë dhe me të gjitha pushtetet, nuk mund të fshihet sikleti dhe vështirësia që ka mazhoranca për të sfumuar dështimin në procesin e integrimit, tashmë për disa vite me radhë. Në këtë kuptim, ky është një moment që e ka vendosur opozitën në dilemën për të zgjedhur midis këshillave të ndërkombëtarëve, të cilët kërkojnë nga ajo një palë politike bashkëpunese, dhe idesë së protestave. Aq e vërtetë është kjo dilemë , saqë në deklaratat publike ka qëndrime opozitare që i kërkojnë të dyja, si plotësimin e kushteve të Gjermanisë, po ashtu dhe protestat. Mbase, kjo dilemë mund të krijojë dhe një konflikt brenda dhe vet opozitës.
Duket qartë se opozita shqiptare ka filluar të paktën të rigjejë një lloj komunikimi me ndërkombëtarët. Jo më kot Partia Demokratike nuk e ka refuzuar apriori bashkëpunimin për reformën zgjdhore që është një kusht thelbësor i vendosur nga Gjermania. Edhe pse jo në mënyrë të qartë dhe të plotë, edhe pse është duke krijuar një platoformë të saj për të këtë arsye, nuk mund të fshihet se presioni i Gjermanisë ka bërë që opozita të lërë mënjanë për momentin politikën e saj radikale.
Përgjatë gjithë këtyre muajve, opozita shqiptare e kuptoi fare mirë se rruga drejt pushtetit kalon nëpërmjet koordinimit dhe jo kundërvënies më aleatët ndërkombëtar në Shqipëri. Ndyrshe nga c’duket, qeveria aktuale ndodhet më shumë se asnjëherë tjetër në një raport shumë të vështirë me aleatët ndërkombëtar në Shqipëri. Kështu që, opozita shqiptare duhet ta fillojë strategjinë e saj të re politike me rigjetjen e komunkimit me ta. Duam apo sduam ne, politika shqiptare tashmë është tripolare. Ndërkombëtarët në Shqipëri mund të kritikohen, mund të gjykohen por jo të përjashtohen.
E në këtë kuptim, kauzat e opozitës janë të drejta dhe mund të avancojnë nëse kanë mbështetjen e ndërkombëtarëve, të cilët padyshim që nëse vërtet ka një politikë ndryshe dhe një marrëdhënie tjetër me ta nga ana e opzoitës do ti mbështesin ato.
Opozita shqiptare nuk duhet të bëjë edhe njëher gabimin që bëri me djegien e mandateve, duke e ndërmarë atë akt pa konsultimin me ndërkombëtarët, madje në kundërshtim tw plotw me ta . Nëse ndodh edhe njëhër tjetër i njëjti skenar në këtë moment ku dilemat janë të shumta për aksionin e opozitës, atëherë vështirësitë për të larguar Edi Ramën do të jenë edhe më të mëdha.
Edi Rama e ka kuptuar fare mirë se është në favor të tij për të kundërvënë opozitën me ndërkombëtarët, dhe jo më kot cdo ditë e më shumë propagandon një gjë të tillë. Rasti i fundit është kundërvënia e deklaratave të Lulzim Bashës për sa i përket shkakut të mos hapjes së negociatave, ku ky i fundit fajson qeverinë, ndërsa sipas Ramës liderët e ndryshëm europian mendojnë se është faji i Europës.
Për të gjitha këto arsye, opozita shqiptare nuk duhet të bjerë edhe njëher në kurthin që mazhoranca i ngre, duke e bërë fajtore për pengimin e reformave në Shqipëri, duke filluar që nga ajo zgjedhore, por duhet të eci në koordinim të plotë me aleatët ndërkombëtar të Shqipërisë, që me sa duket kanë filluar të hedhin dyshime të forta për bashkëpunimin me këtë qeveri. /Gazeta Liberale