
Aktualitet
Opozita kërkon mbledhjen e Këshillit Politik

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë kërkuar që ditën e nesërme të zhvillohet një mbledhje e Këshillit Politik.
Oerd Bylykbashi i PD-së dhe Petrit Vasili i LSI-së kanë propozuar që takimi, në vijim të asaj të ditës së premte, të fillojë në orën 12:00.
Më herët, edhe bashkëkryetarja e Komisionit për Reformën Zgjedhor kërkoi që Këshilli Politik të mblidhet ditën e nesërme.
Tags: keshilli politik, opozita
KOMENTO (0)