Roland LAMI
Ishte viti 2002 ku dy lider të forcave më të rendësishme në vend u përballën për herë të parë me njëri-tjetrin në studion televizive "Opinion" në atë kohë. I vetmi debat në 34 vite pluralizëm politikë që nuk arriti të kthehet në një traditë politike por në një moment kujtese dhe tabuje në kulturën e të bërit fushatë në Shqipëri.
Strategjia për të injoruar kundërshtarin politik duke shpikur apo fabrikuar kundërshtar siç Rama ka bërë rëndomtë duke komunikuar apo debatuar jo me liderin kryesor të opozitës por me drejtuesin e një force politike që nga pesha elektorale referuar sondazheve rezulton e katërta apo e pesta në rënditje. Apo strategjia duke e ironizuar liderin kryesor të opozitës me epitete apo sarkazma të materializuar në video tregon jo thjeshtë mos respekt për kundërshtarin por për një pjesë të shoqërisë që beson në projektin e këtij lideri politik.
Edhe në vende me demokraci të konsoliduar nuk mungojnë të tilla strategji elektorale por është jashtëmëndsh që dy liderë të mos ballafaqohen në debate publike në kohë fushatash elektorale për të shpalosur vizionet, projektet, reformat strukturore sesi do të drejtohet vendi në vitet në vazhdim.
Si mundet një kryeministër që pretendon të antarësoj Shqipërinë në 2030 në Europë të mos manifestoj një standard minimal europian, ballafaqimin në publik të projektit të tij me atë të kundështarit. Si mund të kesh një vizion europian kur nuk manifeston një mentalitet europian. Aq më shumë që të gjitha matjet tregojnë për një diferencë të dukshme mes PS dhe PD dhe njerëzit duan të kuptojnë më shumë si justifikohet kjo diferencë dhe pse duhet besuar akoma më shumë një forcë politike që ka 12 vjet në qeverisje.
Në respekt të publikut kryeministri Rama duhet t’i ofrojë publikut shqiptar një debat me kundërshtarin e tij real politik Berisha për të treguar së paku që është në nivelin e paraardhësit të tij Nano dhe së dyti ky është një standard që imponon bota europiane ku kryeministri kërkon të na integrojë në 2030. Çdo sinuatë mbi personin Berisha apo mbajtjen e fushatës në nivel diversioni me lider të fabrikuar për qëllime politike të Ramës brenda kampit opozitar nuk janë veçse lojra.