Opinion

Nga DANILO TAINO/ Modi te Putin: Një vizitë kundër-KINË

Shkruar nga Liberale

Nga DANILO TAINO/ Modi te Putin: Një vizitë kundër-KINË

*Nga DANILO TAINO

Jo, të mos gabojmë: Narendra Modi nuk është Viktor Orban. E vërtetë, kryeministri hindian është që dje në njëvizitë dyditore tek Vladimir Putini. Ndërsa udhëheqësi hungarez ishte në ditët e shkuara, papritmas, ndërsa Budapesti ka kryesinë e rradhës së BE. Por ndërsa Orbani ka shkuar t’i puthë lepitkën, Modi është në Kremlin me shtatin e përfaqësuesit të një fuqie së paku të barabartë me Rusinë, e mbi të gjitha, me një strategji që është e kundërta e nënshtrimit.

​Është e qartë që Putini është i lumtur që të presëdrejtuesin e një Vendi të madh: vë në dukje se Kina nuk është e vetmja bashkëbiseduese e rëndësishme e i dërgon njëmesazh bashkëpunimi kombeve të Jugut Global, i të cilëve Hindia është një ndër udhëheqësit. Porse, mbas këtij fakti tëdukshëm, ka një ide të politikës ndërkombëtare, të pjekur prej kohësh në Delhi, e cila themelohet mbi disa koncepte tëqarta. I pari: kundërshtari kryesor është Kina, jo vetëm për kundërshtitë territoriale në kufirin himalajan ndërmjet dy Vendeve (ndeshja e fundit në 2020) por mbi të gjitha për zgjermin gjithënjë e më të madh të interesave të Pekinit nëAzi e në Hindo-Paqësor. Interesa tregëtarë por edhe gjeopolitikë që marrin formë në një ndikim kinez në rritje nëshumë vende të zonës: pak me premtime e pak me shtrëngime. Karrota dhe shkopi.

Koncepti i dytë i fortë i Delhit: nëse miqësia ndërmjet Putinit e Xi jinpingut do të fuqizohet edhe më shumë nënjë bllok aziatik, Hindia (e jo vetëm ajo) do të vihet para një trysnie të jashtzakonshme nga Pekini, tëpapërballueshme veçse me lëshim sovraniteti e pakësimi të vetë sigurisë. Modi në Kremlin, pra, ka synimin – jo    tëdeklaruar por shumë të diskutuar në Hindi – të verë një pykëtë vogël në marrëdhëniet mes Moskës e Pekinit: diçka qëmund të bëhet e dobishme për Rusinë kur ajo të kuptojë se marrëdhënia, nga Vend i vogël, me Kinën është në kohëafatgjata, e padurueshme. Për më tepër udhëheqësi hindian vë ndonjë themel për të shmangur që Moska të qëndrojë nga ana e Pekinit, kur ky do të ndërmerrte ndonjë nismë kundër Hindisë. I ofron një shportë tjetër në mënyrë që Putini mos t’i depozitojë të gjitha vezët e tij në atë kineze.

​Modi ka edhe interesa ekonomikë e ushtarakë për tëtakuar Putinin: blerjen e energjisë me çmim të ulët e furnizimet për ushtrinë, të lidhura me Rusinë prej dhjetëvjeçarësh. Por udhëtimi, i pari dypalësh që kryen jashtë, mbasi u rizgjodh për të tretën herë, ështëveçanërisht pjesë e strategjisë së prirur për të shmangur një bllok tejet të qëndrueshëm të formuar nga Rusia e Kina. Në heshtje është qortimi që i bëhet Shteteve tëBashkuar dhe Evropës që Delhi e përsërit shpesh: kini ndihmuar takimin e pabesë e të paudhë të dy fuqive agresive.

​“Corriere della Sera”, 8 korrik 2024  
Përktheu Eugjen Merlika  

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH