Dy problemet kryesore që ka qeveria dhe Edi Rama personalisht në zgjedhjet e ardhshme janë padyshim korrupsioni dhe emigracioni i lartë, për të cilat do të duhet të japë llogari përpara shqiptarëve. Nën qeverisjen e tij janë larguar një numur i madh shqiptarësh si kurrë më parë. Aq sa mund të konsiderohet si një valë e re e emigracionit shqiptar.
Edhe nga ata që jetojnë ende këtu, 70 përqind e të rinjve kërkojnë të largohen. Emigracioni është kthyer në një problem të madh jo vetëm nga ana sociologjike, por edhe ekonomike. Me përjashtim të Tiranës apo ndonjë qyteti tjetër, shumica e qyteteve shqiptare janë shkretëtuar. Nëse del një xhiro nëpër Shqipëri e kupton fare mirë se në shumicën e qyteteve nuk gjen më mosha të reja. Sipas të gjitha statistikave edhe numri i i nxënësve dhe i studentëve është ulur ndjeshëm. Një elementë tjetër që tregon se sa shumë shqiptarë kanë ikur nga Shqipëria në 10 vitet e fundit.
Edi Rama e di fare mirë se kjo është një plagë shumë e madhe për shoqërinë shqiptare me të cilën një ditë do të duhet të përballet. Dhe sigurisht mund të jetë një nga problemet e tij më të mëdha në momentin që do tju kërkoj votën shqiptarëve. Jo më kot ka nisur një tur takimesh më diapsorën. Është një fushatë elektorale shumë dimensionale dhe në shumë drejtime. Sepse ata që jetojnë jashtë Shqipërisë janë aq shumë, saqë nuk mund të shmangen dot.
Ata kanë ende ndikim në ekonominë shqiptare dhe në votën elektorale edhe nëse nuk votojnë vetë. Emigracioni i 10 viteve të fundit ende nuk i ka shkëputur lidhjet e tij me Shqipërinë dhe familjet e tyre. Ata kanë ende ndikim në këtë drejtim në shumë mënyra.
Problemi tjetër me të cilin do të duhet të përballet është korrupsioni i lartë i kësaj qeverie. Nga të gjitha raportet por edhe nga hetimet e SPAK ky fenomen po del gjithmonë e më shumë në pah. Prandaj në mënyrë paradoksale Edi Rama edhe këtë problem për të cilin do të duhet të japë llogari kërkon ta kthejë në avantazh. Jo më kot aprovon rezoluta për luftën kundër korrupsionit. Duke parë suksesin e SPAK dhe mbështetjen që ai ka te shqiptarët kërkon të hipë në atë karrocë duke u thënë shqiptarëve që është vullneti i tij që po hetohet korrupsioni. Ndërkohë që e vërteta është krejt ndryshe. Edi Rama po kërkon aleanca politike për të stopuar avancimin e SPAK drejt bashkëpunëtorëve të tij.
Korrupsioni dhe emigracioni për të cilat kjo qeveri duhet të jepte llogari, janë dy çështje të cilat Edi Rama kërkon ti kthejë në avantazh. Janë dy fenomene të cilat kanë dhe shumë lidhje me njëra-tjetrën. Këtë po e bën duke aplikuar një nga stratagjemat e famshme të Shopenhaurit në teoritë e komunikmit ‘’Akuzat mos i moho, por ato ktheji në avantazh’’. Dhe Rama pikërisht këtë gjë po bën. Korrupsionin dhe emigracionin nga akuza po kërkon ti kthejë në kuaj beteje, në zgjedhjet e ardhshme. Në këtë mënyrë kërkon ti heqë opozitës dy kauzat e saj kryesore. Me ndihmën e një pjesë të opozitës, atë të rithemelimit, për korrupsionin deri tani ia ka dalë. Ndërsa për emigracionin është ende rrugës në turët e tij me diasporën.