Një koment i Oni Pustinës po bën xhiron e rrjetit sot. Oni ka komentuar në faqen zyrtare të “Big Brother VIP” në Instagram për Ilir Shaqirin. Oni shkruan se balerini ka jetuar gjithmonë në hijen e miqve tij të ngushtë si Klejdi Kadiu, të cilët kanë shënuar sukses të paparë në Itali.
“Ka një jetë që jeton nën hijen e Kledi Kadiut,"mikut” të tij me të ngushtë! Ka një jetë që xhelozon për cdo shqiptar të realizuar në shtetin fqinj,Leoni,Tare,Klajsi e të tjerë. Ka një jetë që përpiqet me cdo mënyrë dhe intrigë që të jetë sado pak në nivelin e tyre duke minimizuar arritjet e tyre dhe duke u përpjekur madje edhe tju zer vendin me mënyrën e tij ortodokse. Prandaj unë vërtet shpresoj që Shaqiri ta fitoj BBV, që më në fund edhe ai të ndjehet i realizuar e të mos vuaj me suksesin e miqve apo ish miqve të tij në Itali, e mbi të gjitha mos të mos sillet më si burrë me gjak gruaje! forca Shaqir!”, komentoi Oni.