Globi

OKB kërkon prova nga Emiratet që princesha Latifa është ende gjallë

Shkruar nga Liberale
OKB kërkon prova nga Emiratet që princesha Latifa është ende

Organizata e Kombeve të Bashkuara i ka kërkuar Emirateve të japë prova që vërtetojnë se Princesha Latifa, vajza e udhëheqësit të Dubait, është ende gjallë.

Thirrja nga Komisioneri i Lartë për të Drejtat e Njeriut erdhi në një kohë kur në mediat britanikë kanë qarkulluar disa video ku shfaqej princesha.

Në video, Princesha Latifa shprehet se po filmon në ambientet e një tualeti në vilën ku ajo po mbahet peng.

Të premten, zëdhënësja e Komisionerit të OKB, Michelle Bachelet, tha se “kanë shprehur shqetësimin për situatën pas videove të cilat kanë qarkulluar këtë javë”, duke shtuar se “Kemi kërkuar prova që ajo është gjallë”.

35-vjeçarja është vajza e Sheikut Mohammed bin Rashid Al Maktoum, trashëgimtari në fronin e Dubait, si dhe Kryeministri i Emirateve të Bashkuara Arabe.

Sheiku Mohammed ka mohuar se vajza e tij po mbahet peng, teksa shprehet se ajo “është në gjirin e ngrohtë të familjes”.

Por, princesha është përpjekur t’ia mbathë në vitin 2018, por është kapur dhe kthyer në vendin e saj.

Çështja ka një ndjeshmëri të lartë në Britani për shkak të lidhjeve ekonomike dhe historike me Dubain dhe EBA.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH