Globi

OBSH: Numri i vdekjeve nga Covid 3-fish më i lartë se shifrat zyrtare

Shkruar nga Liberale
OBSH: Numri i vdekjeve nga Covid 3-fish më i lartë se shifrat zyrtare

Të dhënat zyrtare të siguruara nga qeveritë deri më tani flasin për të paktën tre milionë vdekje nga Covid-19 që nga fillimi i pandemisë. Por shkalla reale e masakrës së shkaktuar nga pandemia në të gjithë botën mund të jetë shumë më e madhe. Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se numri i viktimave është dy ose trefish më i madh krahasuar me numrin e vdekjeve të regjistruara.

Zëvendësdrejtoresha e përgjithshme, përgjegjëse për të dhënat në OBSH tha se kriza shëndetësore e shkaktuar nga koronavirusi ka marrë rreth 6-8 milionë jetë njerëzish në mënyrë direkte dhe indirekte. Sipas saj vdekjet janë fshehur, informon dritare.net

Në fakt, shumë vende nuk kanë sistem regjistri dhe për këtë arsye nuk prodhojnë statistika të plota dhe të sakta. Megjithatë, disa i raportojnë shumë vonë vdekjet. Diku tjetër, njerëzit po vdesin pa u testuar për koronavirus. Të tjerë vdiqën nga sëmundje të tjera për të cilat nuk mund të kërkonin trajtim, si nga frika e shkuarjes në qendrat shëndetësore, ashtu edhe nga masat e kontrollit. Në përgjithësi, statistikat e OBSH-së tregojnë në çdo rast se pandemia përbën një kërcënim serioz për shëndetin dhe mirëqenien e popullsisë në të gjithë botën. Tani OBSH-ja po punon me të gjitha vendet në përpjekje për të zbuluar numrin e vërtetë të humbjes së jetëve për t'u përgatitur më mirë për urgjencën e ardhshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH