Globi

"Nuk mund ta pranoj atë që më ndodhi", studentja vrau veten pa sulmit seksual, policia zbulon autorin

Shkruar nga Liberale
"Nuk mund ta pranoj atë që më ndodhi", studentja vrau

Policia italiane ka një të dyshuar për përdhunimin e një studenteje franceze, e cila vijonte studimet ne Lecce. Një i ri vendas është marrë në pyetje dhe është regjistruar në regjistrin e të dyshuarve për veprën penale të dhunës seksuale dhe nxitjes së vetëvrasjes.

Bëhet fjalë për një djalë 19-vjeçar, i cili sipas hetimeve, është takuar me 21-vjeçaren franceze pak ditë para tragjedisë. Megjithatë, i riu pretendon se është i pafajshëm dhe hedh poshtë të gjitha akuzat.

Prokurorja publike Rosaria Petrolo, në fakt, në orët në vijim do të ngarkojë mjekun Alberto Tortorella për kryerjen e ekspertizës dhe vetëm më pas do t'i japë dritën jeshile për lirimin e trupit prindërve të vajzës.

Hetuesit zbuluan se e reja ishte takuar me 19-vjeçaren disa mbrëmje para vdekjes së saj. Dokumentet përmbajnë edhe një selfie, të cilën me sa duket djali e ka bërë i vetëm para derës së hyrjes së shtëpisë së njëzet e një vjeçares.

I identifikuar dhe marrë në pyetje si person i informuar për faktet, nëntëmbëdhjetë vjeçari pranoi se kishte kryer marrëdhënie seksuale me 21-vjeçaren por pretendoi se ishte një marrëdhënie konsensuale. Megjithatë, para vdekjes së saj, vajza kishte folur për abuzime të supozuara dhe te mjekët në spitalin ku kishte shkuar, kishte treguar për një sulm seksual që kishte pësuar.

Stafi mjekësor e këshilloi që të denonconte menjëherë në polici, por ajo nuk mbërriti kurrë. Në shënimin e gjetur në shtëpi ajo kishte shkruar: “Ju dua të gjithëve, nuk është faji i askujt, nuk jam inatosur me askënd se më keni dashur shumë por nuk mund ta bëj më, nuk mund ta pranoj atë që më ka ndodhur mua, është shumë e vështirë për mua të jem vetëm”./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH