Ish-kryeministri Sali Berisha vijon të këmbëngulë se SHBA duhet t'i paraqesë dokumente, ku t'i vërtetojë akuzat për korrupsion madhor, siç ka qenë edhe arsyeja e shpalljes së tij 'non gata'.
Në një konferencë për mediat, Berisha ka zgjedhur 'no koment' për përgjigjen e të Ngarkuarit me punë në Ambasadën Amerikane, David Wisne, në një intervistë për "Panorama", i cili kishte preferuar të mos komentonte akuzat e kreut të "Rithemelimit" ndaj SPAK, një institucion që po mbështetet fuqishëm nga SHBA.
Berisha tha se nuk komenton mos komentin e diplomatit amerikan, duke kërkuar më tej fakte nga SHBA-ja.
“Nuk kam ndërmend të komentoj deklaratat e të ngarkuarit me punë të SHBA. Ai shprehet se nuk komentoj deklaratat e një personi non-grata. Që këtu s’më takon të komentoj më tutje këtë problem. Por ka një rrugë, që të paraqitet një dokument i vetëm, që të faktohet ajo që flitet në vendim dhe unë të bëjë zgjidhjen. Mesa kuptova në atë intervistë, ishte një përgjigje kundër rrezikut anglo-amerikan të Ramës të shpallur në Kongresin e Partisë. Rama e kishte atë kontributin anglo-amerikan. Anglezët erdhën në zyrën time, folëm gjatë dhe më pas e panë që nuk ishte punë reforme.”, tha Berisha.