Showbiz

"Nuk ka as turp, as sedër", Armaldo këshillon Luizin: Bledi Mane ka ardhur të të godasë ty!

Shkruar nga Liberale
"Nuk ka as turp, as sedër", Armaldo këshillon Luizin: Bledi

Gjatë një bisede me Luizin, Armaldo e ka këshilluar që të ketë kujdes nga Bledi Mane, pasi qëllimi i tij i vetëm në Big Brother Vip është të luftojë këngëtarin.

"Me bagazhin që ai ka, se ai ka qetësi, ai do të arrijë qëllimin dhe do luftojë vetëm me ty. Ai për ty ka ardhur këtu, vetëm për ty. Nuk ka ardhur për njeri tjetër. Ti do gjesh momentin e duhur, mënyrën e duhur se si do përplasesh me atë. Ai nuk ka as turp, as sedër. Ai do jetë shumë problematik. Ai u çua dhe erdhi më puthi mua, e kupton", ka thënë Armaldo.

Më tej, ai u shpreh se, e ka parë vetëm nga televizori, por e ka kuptuar tashmë që, Bledi do të bëjë të njëjtën lojë si Luizi.

"Ai bëri një gjest dhe një veprim që mua këtu për çdo veprim që bën nuk më plas fare. Ai ka ardhur me qëllim të qartë, vetëm të godasë ty. Nuk merret me mua ai me asnjë njeri tjetër. Objektivi i tij je vetëm ti. Ai do bëjë lojën që ke bërë ti. Mbaje mend do shkojë edhe në ofezë me femrat, ka kaluar në ofezë në emisionin që bën", tha ai më tej.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH