Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të vendosura të theksojnë luftën kundër korrupsionit në Shqipëri e në të gjithë Ballkanin Perëndimor.
Pak ditë pas urdhrit të Joe Biden për konfiskim të pronave dhe ndalim të hyrjes në ShBA të personave të përfshirë në korrupsion dhe në destabilizimin e demokracisë, Ndihmës Sekretari Amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker mbërriti në Tiranë, si stacioni i parë i vizitave në rajon për të përforcuar edhe më shumë mesazhin e presidentit Joe Biden.
Me të mbërritur, Reeker u takua me kryeministrin Rama, ndërsa biseda nuk u shoqërua me një konferencë të përbashkët për mediat. Deklarata nuk pati as nga selia blu, pasi zyrtari i lartë amerikan u takua me kryedemokratin Basha.
Për më tepër lexoni Gazetën Liberale, print ose online!