Aktualitet

Një tjetër mjek humb jetën nga Covid-19

Shkruar nga Liberale
Një tjetër mjek humb jetën nga Covid-19

Një tjetër mjek ka humbur betejën me koronavirusin. Mjeku nga Kavaja, Sefer Dervishi kishte më shumë se dy javë i shtruar te spitali Covid-2 “Shefqet Ndroqi”.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka sqaruar, se mjeku ndodhej prej dy javësh në terapi intensive dhe se vuante nga disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Reagimi

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton me hidhërim të thellë ndarjen nga jeta të mjekut të qendrës shëndetësore Helmas në Kavajë, dr. Sefer Derivishi, i cili nuk e fitoi dot betejën me COVID19.

Pas dy javësh në terapi intensive në spitalin “Shefqet Ndroqi” mjeku 61-vjeçar që vuante nga disa sëmundje, ka humbur jetën mbrëmjen e sotme, megjithë përpjekjet e parreshtura të stafit mjekësor.

Ngushëllime familjes, kolegëve dhe miqve të dr. Seferit, i cili i shërbeu deri në fund me devotshmëri komunitetit të tij!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH