Sipas "Politico", mbështetja e grave konservatore ishte vendimtare për ngritjen në pushtet të islamistit Erdogan, pasi për shumë ai ishte një figurë çlirimtare duke pasur parasysh përjashtimin e grave të mbuluara nga shkollat, universitetet dhe vendet e punës. Këto janë gratë, sipas artikullit, të cilat, megjithëse ndihmuan Erdoganin të ngrihej në pushtet, tani vënë në dyshim një sërë çështjesh, nga keqmenaxhimi ekonomik e deri te të drejtat e grave. Për më tepër, problem për Erdoganin është fakti se ai u bashkua me islamistët ekstremë në prag të zgjedhjeve, një lëvizje që shkakton shqetësim për një ndryshim të mundshëm të mbrojtjes ndaj incidenteve të dhunës në familje. Humbja e besimit Duke folur për "Politico" Aysel (pseudonim) e cila është një fanse e deklaruar e Nursema-s, punon si kujdestare për një familje në Stamboll dhe thotë se ka mbështetur partinë e Erdoganit që në fillim, por këtë herë nuk do ta votojë atë. “Si një grua që kam qenë e kufizuar në këtë vend sepse në të kaluarën nuk mund të hynim në vende të caktuara, unë votova për të. Por e humba besimin tek ata”, shprehet ajo.. Ajo përmend këtë gjendje të ekonomisë për vendimin e saj. Siç thotë ajo, katër djemtë e saj, edhe pse me arsim universitar, e kanë shumë të vështirë të avancojnë në karrierë. “Kudo që aplikojnë, pyeten ‘a keni një person të brendshëm?’”, shton ajo, duke iu referuar rrjeteve të nepotizmit që shpesh ndihmojnë njerëzit me lidhje të punësohen dhe të promovohen në punët e tyre. “Nuk kemi kontakt askund. Menduam se një parti fetare do të sillte barazi dhe drejtësi, por me kalimin e kohës pamë që nuk e bënë një gjë të tillë”, vijon ajo. Sipas OJQ-së, Fondacioni Social Demokraci, më shumë se 1/3 e grave që mbështetën AKP-në mund të largohen prej saj në këto zgjedhje. Mbështetja për AKP në mesin e grave turke ishte mbi 38% në 2018, por mund të bjerë këtë herë në nën 27%, sipas sondazhit të OJQ-së Megjithatë, Erdogan mund të jetë gjithashtu një faktor i rëndësishëm që këto gra të votojnë për partinë e tij për herë të fundit, pasi ata e kuptojnë se falë tij kanë fituar një prestigj që nuk duan ta humbin dhe kjo mund të frymëzojë një ndjenjë besnikërie. Situata është e ndryshme, megjithatë, për gratë e reja që dyshojnë për aleancën e Erdoganit me islamistët Bakhceli dhe islamistin kurd HÜDA-PAR, një degë e një grupi të njohur edhe për tortura dhe vrasje. Këto dy parti kërkojnë të sjellin një mënyrë jetese më islame në Turqi, të kriminalizojnë tradhtinë bashkëshortore, të heqin qafe ligjet që ndëshkojnë dhunën ndaj grave dhe të ndryshojnë ligjet e kodit civil në lidhje me moshën e martesës për vajzat e reja.“Yaklaşırsan atarım kendimi!”#KızılcıkŞerbeti 18. bölüm 2. fragmanımız yayında.? Yeni bölümümüzle cuma 20.00’de @showtv’deyiz. pic.twitter.com/tRz80L38Wj
— Kızılcık Şerbeti (@kizilcikshowtv) March 6, 2023
