Aktualitet

Një maroken mbytet në lumin e Bunës

Shkruar nga Liberale
Një maroken mbytet në lumin e Bunës

Një qytetar i huaj është mbytur në lumin Buna, në afërsi të fshatit Darragjat. Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite, ndërkohë që mësohet se shtetasi i huaj ishte maroken me pasaportë franceze.

Viktima ishte bashkë me një tjetër shtetas maroken. Dyshohet se sapo viktima ka hyrë në ujin e ftohtë të lumit, atij i ka pushuar zemra.

Njoftimi:

Shkodër/Informacion paraprak

Me datë 29.05.2020, rreth orës 15.40 është marrë njoftim se në fshatin Darragjat, Shkodër, dyshohet se aksidentalisht është mbytur në Lumin Buna, shtetasi R. M. 35 vjeç, nga Maroku.

Në vendngjarje janë shërbimet e Policisë të cilat po bëjnë kërkime sëbashku me banorët e zonës për gjetjen dhe nxjerrjen e trupit nga lumi Buna./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH