Globi

“Një gur varri i rrethuar me trëndafila”, mesazhi i koduar për Merkel

Shkruar nga Liberale
“Një gur varri i rrethuar me trëndafila”, mesazhi i koduar

Policia gjermane ka njoftuar ditën e sotme nisjen e një hetimi, pasi një gur varri u gjet para zyrave të kancelares, Angela Merkel, sa i përket masave që pritet të dekretojë kancelarja me qëllim ndalimin e transmetimit të koronavirusit. Kjo mënyrë e të protestuarit erdhi, ndërsa mijëra demonstrues u përgatitën të mblidhen në qytete të mëdha gjermane përfshirë Stuttgart, Mynih dhe Berlin kundër masave të izolimit në shtëpi, shkruajne mediat e huaja.

Trëndafila të kuq dhe qirinj u vendosën rreth gurit të varrit, i cili mbante mbishkrimin: “Liria e shtypit, liria e mendimit, lëvizja dhe Kuvendet – Demokracia 1990-2020”, thuhet në deklaratën e Policisë.

Tashmë Gjermania po përballet me një valë në rritje demonstrimesh nga teoricienët e komplotit, ekstremistët, të cilët kanë alarmuar Merkel dhe qeverinë e saj.

 

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH