Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Mëzez Kashar. Një person është hedhur nga kati i 8 i banesës dhe ka gjetur vdekjen menjëherë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, ndërkohë që nuk dihet identiteti i viktimës.
Policia ka njoftuar se “dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 8-të i banesës një shtetas ende i paidentifikuar rreth 60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë”.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e trupit të pajetë.