Aktualitet

Nëser votohet qeveria e re, PD mbledh Grupin Parlamentar

Shkruar nga Liberale
Nëser votohet qeveria e re, PD mbledh Grupin Parlamentar

Partia Demokratike ka mbledhur mbrëmjen e sotme Grupin Parlamentar. Sipas “BalkanWeb”, tema diskutimi do të jenë disa çështje, si: pandemia e Covid-19, tërmeti dhe kriminaliteti në vend, çështje këto, ku siç thekson gazetari, PD pretendon se socialistët kanë dështuar.

Gjithashtu, në fokus të mbledhjes së Grupit Demokrat do të jetë seanca e nesërme plenare, e cila pritet të miratojë qeverinë e re dhe programin qeverisës “Rama3”.

“Sot, në orën 19:00 në seli do të zhvillojmë mbledhje grupi lidhur me seancën nesër, seancë me tepër rëndësi”, thuhet në njoftimin nga selia blu.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH