Aktualitet

Nesër skadon ora policore për lëvizjet, pritet vendimi i ri

Shkruar nga Liberale
Nesër skadon ora policore për lëvizjet, pritet vendimi i ri

Nga nesër do të marrë fund ora policore e vendosur nga Komiteti i Ekspertëve tre javë më parë për ndalimin e qarkullimit dhe mbylljen e bareve dhe restoranteve pas orës 22:00.

Këto masa të cilat hynë në fuqi në datë 11 nëntor ishin të vlefshme për tre javë, ndërkohë autoritetet shëndetësore njoftuan se në varësi të situatës do të njoftohen kufizime të reja.

Tre javë më parë MSH njoftoi se kufizimi i lëvizjes do të bëhej nga ora 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit si dhe rekomandoi punën nga shtëpia për administratën.

Aktualisht në fuqi është një tjetër vendim i marrë nga Komiteti i Ekspertëve disa ditë më parë për ndalimin e grumbullimeve me më shumë se 10 persona.

Kreu i qeverisë Edi Rama deklaroi mbrëmjen e sotme se nuk janë diskutuar masa të reja shtrënguese para festave të fundvitit.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH