Aktualitet

"Në vjeshtën e bukur të jetës dhe, në një pranverë të re politike", urimi që Berisha i bën vetes për 78-vjetorin

Shkruar nga Liberale
"Në vjeshtën e bukur të jetës dhe, në një

Ish-kryeministri Sali Berisha feston sot ditëlindje, teksa mbush plot 78-vjeç. Ai ka shpërndarë një postim në facebook, me bashkëshorten e tij, teksa thotë se jeton mes dy stinësh, të jetës dhe asaj politike.

"Sot 78 vjeç! Udhëtoj njëheras në dy stinë. Në vjeshtën e bukur të jetës dhe, në një pranverë të re politike! Lavdi Zotit! Mirënjohje të pakufishme familjes time dhe të gjithëve ju miq", shkruan Berisha.

Më herët, ai mori një urim nga bashkëpunëtori dhe aleati politik, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, që pavarvsisht "rivalitetit opozitar", vazhdojnë të tregojnë se janë në të njëjtën anë. “Gëzuar ditëlindjen Prof.Dr. Sali Berisha! Shumë urime të përzemërta!”, shkruante Meta.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH