Sport

Ndeshja bamirësisë/ Yjet e Greqisë dhe Italisë zbresin në Air Albania

Shkruar nga Liberale

Ndeshja bamirësisë “Luajmë dhe rindërtojmë së bashku” mes brezit të artë të kuqezinjve të viteve 2000 dhe një kombëtare yjesh të Italisë, Greqisë dhe Turqisë do të luhet ditën e nesërme në 'Air Albania'.

Nga shumë larg, nga Arabia Saudite ka mbërritur mëngjesin e së enjtes në kryeqytet një nga emblemat të kombëtares së atyre viteve, si Besnik Hasi, aktualisht trajner i Al Raed.

Për herë të parë kuqezinjë do të kenë një përfaqësuese të vetme të shqiptarëve, thuajse të gjitha trojet, si Kosova, apo Maqedonia e Veriut.

Eventi po organizohet nën kujdesin e FSHF-së dhe Andi Lilës si kreu i Shoqatës së Futbollistëve në Shqipëri, ndërsa sot janë publikuar edhe listat e lojtarëve që do të vijnë mbrëmjen e 10 janarit në impiantin më të ri dhe më modern të futbollit në Shqipëri.

 

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH