Globi

Ndërtohet makina e parë elektrike “Made in Kosova”

Shkruar nga Liberale
Ndërtohet makina e parë elektrike “Made in Kosova”

Pesë të rinj nga Gjakova të mbështetur nga Fondacioni ‘Bonevet’ dhe disa donatorë të tjerë, kanë ndërtuar një makinë elektrike të quajtur “Electric Buggy”.

Ata synojnë që projekti i tyre të zgjerohet në të ardhmen, për të mbrojtur ambientin.

Të rinjtë pohuan për Radion Europa e Lirë, se kanë në plan të ndërtojnë disa të tilla dhe në bashkëpunim me komunën e Gjakovës, ta mbyllin Carshinë e vjetër për makinat me benzinë dhe naftë, ndotja e të cilave është e madhe, dhe aty të përdoren vetëm makinat elektrike.

Ata duan që kjo zonë tregtare, e cila është praktikisht zemra ekonomike e Gjakovës, të mbrohet nga ndotja e zhurmat.

Projekti nisi në vitin 2017, kur ata ishin ata ishin 16 dhe 17 vjeç. Të rinjtë mblodhën pjesët e një makine të vjetër  ndërsa baterinë e motorin e blenë jashtë Kosovës.

Të rinjtë shprehen se dizajni për makinat e tjera që do të ndërtojnë, do të jetë më ndryshe, duke ardhur në përmirësim./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH