Aktualitet

Ndërpritet votimi në një qendër votimi në Tropojë

Shkruar nga Liberale
Ndërpritet votimi në një qendër votimi në Tropojë

Në një qendër votimi në Tropojë, në Lekbibaj, është ndërprerë procesi i votimit. Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në një konferencë për mediat ka thënë se në këtë qendër votimi ka pasur sherr mes komisionerëve të PS dhe PD.

“Procesi i votimit ka filluar në të gjitha qendrat, por kemi ndërprerjen e një qendre votimi në Lekbibaj për shkak të konfliktit mes komisionerëve të asaj qendre. Jemi duke ndjekur situatën përse e kanë konfliktin komisionerët. Ju kërkoj përfaqësuesve të partive që të angazhohen seriozisht“, tha Celibashi.

Më tej kreu i KQZ u shpreh se institucioni që ai drejton të do të vijojë punën dhe do të zgjidh këtë problem.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH