Aktualitet

Ndarja nga jeta e Senatorit amerikan Bob Dole, Balla: Mik i madh i shqiptarëve

Shkruar nga Liberale
Ndarja nga jeta e Senatorit amerikan Bob Dole, Balla: Mik i madh i

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla iu është bashkuar reagimeve pas ndarjes nga jeta të Senatorit amerikan, Bob Dole.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Balla deklaron se 17 vite më parë në Konventën Republikane pati mundësinë të takonte heroin e luftës, kandidatin për President të SHBA, Senatorin Bob Dole.

Sipas Ballës, Senatori Dole ishte dhe mbeti gjithmonë një mik i madh i shqiptarëve.

“Më shumë se 17 vite më parë në Konventën Republikane pata mundësinë të takonim heroin e luftës, kandidatin për President të SHBA, Senatorin Bob Dole. Ishte dhe mbeti gjithmonë një mik i madh i shqiptarëve. U prehsh në paqe Senator Dole!”, shkruan Balla.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH