Showbiz

Ndahet nga jeta në moshën 33 vjeçare DJ i famshëm që performoi në Shqipëri

Shkruar nga Liberale
Ndahet nga jeta në moshën 33 vjeçare DJ i famshëm që
DJ dhe producenti i njohur, Jamie Roy ka ndërruar jetë në moshën 33-vjeçare. Lajmin e trishtë e ka dhënë familja e të ndjerit, ndërkohë që, shtëpia diskografike “Defected Records” ka reaguar me një postim në Twitter. “Jamie ishte një djalë, vëlla, nip e xhaxha shumë i dashur e i talentuar. I dashur nga miqtë e kolegët e tij të shumtë brenda industrisë së muzikës dhe më gjerë. Jemi zemërthyer”, thuhet në postim, pa dhënë më tepër detaje nga vdekja e producentit. Miqtë dhe kolegët e industrisë së muzikës e përshkruan DJ si një njeri të jashtëzakonshëm. Ai njihej si një interpretues i rregullt në Ibiza, ndërkohë që vitin e kaluar ai ka performuar në festivalin UNUM në Shqipëri. /Liberale.al  

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH