Globi

NASA publikon pamje të reja nga ulja në Mars

Shkruar nga Liberale
NASA publikon pamje të reja nga ulja në Mars

Agjencia Amerikane e Hapësirës, NASA ka publikuar së fundmi një video mahnitëse të Perseverance Rover në momentin e zbritjes në Mars. Në pamje duken minutat e fundit të zbritjes dhe deri në pikën ku rrotat e robotit takojnë terrenin marsian.

Në video shfaqet një vorbull pluhuri dhe zhavorri ndërsa mjeti ulet në dyshemenë e Kraterit Jezero.

“Perseverance” u dërgua në Mars e mbushur me kamera, shtatë prej të cilave ishin dedikuar regjistrimit të uljes.

Imazhet e tyre përfaqësojnë reagime jetike për inxhinierët, ndërsa ata kërkojnë të përmirësojnë akoma më tej teknologjitë e përdorura për të vendosur sonda në sipërfaqen e planetit të Kuq.

https://twitter.com/i/status/1363929492138254340

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH