Naftëtarët i janë përgjigjur menjëherë kryeministrit Edi Rama pasi ky i fundit tregoi gatishmëri që menjëherë të shkojë tek grevistet nëse ato do ndalnin rezistencën.
"E përgëzoj kryeministrin për lajmin e mirë që na jep neve. Edhe njëherë verdikti nuk është i imi, por i grave aty lart që po sakrifikojnë. Rama të vijë në Ballsh, të ulemi, të negociojmë për zgjidhje. Absolutisht jo, nuk e lemë grevën. Të ulemi këtu në Ballsh dhe të gjejmë zgjidhje”, tha një naftëtar.