Një burrë i pastrehë mbeti thuajse vdekur pasi u lye me karburant dhe iu vu zjarri në një sulm të pazakontë.
Ngjarja e tmerrshme ndodhi në zonën e Santa Ana të Kalifornisë në fillim të prillit dhe u kap nga kamerat e sigurisë.
Pamjet tregojnë një burrë të pastrehë të ulur në trotuar para një biznesi të mbyllur.
I dyshuari, i cili është arrestuar nga policia, Adrian Herrera afrohet tek viktima me një biçikletë dhe e lyen atë vazhdimisht me benzinë me anë të një shisheje.
Pastaj i dyshuari përdor një çakmak për të vendosur flakën, të cilat i përpijnë menjëherë trupin.
I pastrehi pësoi djegie të shkallës së parë, të dytë dhe të tretë në pjesën e sipërme të trupit gjatë sulmit traumatik dhe mbetet në gjendje kritike për jetën në një spital për djegiet.
https://videos.dailymail.co.uk/video/mol/2020/04/16/3125858982625558893/640x360_MP4_3125858982625558893.mp4