Aktualitet

Meta uron Biden: Marrëdhëniet tona do të zhvillohen më tej

Shkruar nga Liberale
Meta uron Biden: Marrëdhëniet tona do të zhvillohen më tej

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, me anë të një statusi në rrjetet sociale, ka uruar Joe Biden për marrjen e detyrës si president i 46-të i SHBAve.

Meta shkruan se "jemi të bindur se marrëdhëniet tona do të vazhdojnë të zhvillohen më tej".

“Urimet më të sinqerta, të miat dhe të popullit shqiptar, për Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sh.T.Z. Joe Biden dhe Zëvendëspresidenten, Sh.S.Znj. Kamila Harris.

Jemi të bindur se marrëdhëniet tona do të vazhdojnë të zhvillohen më tej, ndërsa së bashku forcojmë bashkëpunimin transatlantik dhe në NATO.

Shqipëria do vijojë të mbështetet në partneritetin strategjik me SHBA, si garanci jetike për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë dhe në çështje të rëndësishme globale”, shkruan Meta.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH