Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ligjin “Për Regjistrin Qendror të Llogarive Bankare”, i miratuar së fundmi në Kuvendin e Shqipërisë.
Në njoftimin e Presidencës shkruhet se ky akt i ri do të shtojë më shumë mekanizmat ligjorë dhe instrumentet për parandalimin e keqpërdorimit të sistemit financiar në Republikën e Shqipërisë.
“Ky ligj pritet të jetë një mjet më shumë në dorë të agjencive ligjzbatuese në luftën kundër pastrimit të parave dhe të produkteve, që burojnë nga veprat penale, për parandalimin e financimit të terrorizmit, si dhe për lehtësimin e procedurave të mbledhjes së detyrimeve tatimore, taksave apo tarifave, në nivel qendror apo vendor”, shkruan Presidenca.