Aktualitet

Mësues e nxënës të infektuar në shkollën ku ndërroi jetë drejtori

Shkruar nga Liberale
Mësues e nxënës të infektuar në shkollën ku

Gjatë 24 orëve të fundit në qarkun e Beratit janë shënuar 23 raste të reja me koronavirus, ndërkohë që mes tyre rezultojnë të infektuar mësues, nxënës dhe punonjës në një fasonerie.

Dy mësuese dhe 3 nxënës kanë rezultuar pozitiv në shkollën 9-vjeçare në fshatin Karkanjoz, ku një ditë më parë ndërroi jetë drejtori i këtij institucioni Gëzim Shkoza.

Nga tamponët që janë bërë në këtë shkollë u zbuluan të infektuar mësues dhe nxënës që tani janë karantinuar.

'2 mësuese dhe 3 nxënës në shkollën 9-vjeçare në fshatin Karkanjoz, 1 mësuese në fshatin Novaj në Skrapar, 1 mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Mbrakull në Poliçan, 2 punonjëse në një fasoneri në Berat'- njofton ministria.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH