Një ditë pas megaoperacionit antidrogë në Sardenja, ku u arrestuan 40 persona, mes tyre dhe shqiptarë, janë zbardhur emrat e të arrestuarve.
Shtetasit shqiptarë për të cilët është vendosur masa e sigurisë arrest me burg: Elton Barja, 44 vjeç; Klodjan Doda, 43 vjeç; Gentjan Hoxha, 35 vjeç; Sokol Keçi, 52 vjeç; Genci Kormaku, 54 vjeç. Ndërkohë janë lënë në “arrest shtëpie” shtetasit: Afrim Murrizi, 29 vjeç dhe Frederik Velaj, 46 vjeç.
Operacioni i koduar “Familja dhe miqtë” çoi në pranga 40 persona, duke shkatërruar kështu një organizatë kriminale italo-shqiptare që vepronte kryesisht në Sardenjë me degëzime edhe në Liguria, Toscana, Emilia Romagna, Marche dhe Abruzzo.